fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Pse hoxha i xhamisë në Viti nuk po e thërret ezanin

Në Bashkësinë Islame të Kosovës, thanë se thirrja e ezanit nga hoxhallarët është e obligueshme në çdo namaz.

Publikuar

Banorët e fshatit Beguncë të Vitisë po ankohen se hoxha i xhamisë së këtij vendi nuk po e thërret ezanin e namazit të mbrëmjes që përkon me kohën e iftarit, shkruan Bota Sot.

Sipas tyre, prijësi fetar nuk shkon fare në xhami në kohë të iftarit e madje edhe dritat për të shënuar kohën kur fshatarët duhet të ndalojnë agjërimin e ditës i ndez një banor.

Vetë hoxha Nexhat Aliu, ndonëse jo para kamerës, e pranoi që nuk e thërret ezanin në kohën e iftarit pasi, siç tha, nuk e sheh të arsyeshme meqenëse të gjithë agjëruesit mund ta shohin përmes televizioneve.

Ndërkohë, në Bashkësinë Islame të Kosovës, thanë se thirrja e ezanit nga hoxhallarët është e obligueshme në çdo namaz.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021