fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

PSD, përmes peticionit kërkon faljen e gjobave për qytetarët

Përmes mbledhjes së nënshkrimeve, ne si qytetar të Kosovës do të kërkojmë anulimin e këtyre gjobave për periudhen 15 mars 2020 – 15 maj 2021.

Publikuar

Partia Socialdemokrate kërkon anulimin e këtyre gjobave për periudhën 15 mars 2020 – 15 maj 2021.

Partia Socialdemokrate nga e marta ka nisur një peticion, përmes të cilit synon ndryshimin e ligjit për faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë.

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj para mediave ka thënë se kanë përpiluar një projektligj për faljen e gjobave të pandemisë.

“Periudha kohore prej 15 marsit të vitit të kaluar deri më 15 maj të këtij viti. Synojmë 10 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të vendoset në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës”, tha Kukaj.

Përmes peticionin qytetar- “Të falen gjobat e pandemisë”, Kukaj ka kërkuar që të largohen masat ekzistuese, duke shtuar se të njëjtat duhet të zbatohen nga të gjithë.

“Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba. I ftojmë qytetarët qe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë”, tha Kukaj.

Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta tha se në Kosovë gjatë pandemisë janë theksuar edhe më tej problemet si dhuna e varfëria.

“I kemi partitë politike që nuk kanë qenë fare të përgjegjshme, madje kanë qenë destruktive në raport me shëndetin publik. Nëae masa nuk i prek të gjithë njësoj ajo nuk vendos drejtësia. Kërkesa jonë është për drejtësi. Prej këtij ligji nuk amnistohen partitë politike. Ne ditëve në vijim do të jemi në secilën komunë të Kosovës. Peticioni fillon të enjten deri në mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve”, ka shtuar ajo.

Njoftimi i plotë i PSD-së:

Peticioni për zyrtarizimin e Projektligjit për faljen e gjobave të pandemisë Covid – 19, po fillon. Përmes mbledhjes së nënshkrimeve, ne si qytetar të Kosovës do të kërkojmë anulimin e këtyre gjobave për periudhen 15 mars 2020 – 15 maj 2021.

Në këtë javë do të jemi në shehet e qyteteve të Kosovës, ku do të kemi mundësi të bisedojmë dhe ta fuqizojmë këtë nismë. Kërkesa për shlyerjen e gjobave të shqiptuara në kohë pandemie përbën kërkesë për vendosje të drejtësisë.

Muajt e fundit virusi ishte përhapur shumë. Përhapja solli rritje të numrit të të inefektuarve, por shumë të tjerë edhe pësuan tragjikisht. Kjo valë është rezultat direkt i fushatës zgjedhore dhe sjelljes së papërgjegjshme të partive politike pa dallim.

Përveç drejtësisë, falja e gjobave ka edhe arsye ekonomike. Pandemia dhe masat e mbylljes tashmë i kanë kushtuar shumë ekonomisë. Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba, kurse gjoba më e vogël është 35 euro. Pagesat e gjobave përbëjnë heqje të parasë nga qarkullimi dhe ulje të kërkesës agregate. Kjo sepse shumica e gjobave të shqiptuara janë ndaj qytetarëve të varfër ose të shtresës së mesme.

Një masë është e drejtë kur zbatohet njejtë për secilin qytetar. Vetëm kështu, ajo nuk është arbitrare e diskriminuese.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021