fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

PSD e vendos flamurin e UCK në oborrin e Presidencës

Partia Socialdemokrate ka vendosur flamurin e UÇK-së në oborrin e Kuvendit të Kosovës

Publikuar

Në shenjë proteste ndaj presidentes Vjosa Osmani, Partia Socialdemokrate ka vendosur flamurin e UÇK-së në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate, thotë se Institucionet e Kosovës, Presidenca dhe të gjitha tjerat nuk kanë kuptim as nuk shpjegohen pa UÇK-në.  Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, tha se pa UÇK-në, institucionet e Kosovës nuk do të ekzistonin.

“Institucionet e Kosovës, Presidenca dhe të gjitha tjerat nuk kanë kuptim as nuk shpjegohen pa UÇK-në. Pa UÇK-në këto institucione nuk do të ishin tonat, në fakt do të ishin ose kuislinge ose autonomiste. Të gjithë ne i dimë rrethanat ndërkombëtare dhe momentet që na sollën deri këtu.

Por, Kosova nuk u krijua nga hiçi. Këtu kishte popull, histori e vullnet. Kishte kërkesa e përpjekje autentike që nuk u shuan as në kohërat më të rënda. Presidentja shquhet për tonet pezhorative ndaj njerëzve të rezistencës, rezistencë që mbajti gjallë deri tek UÇK-ja, idenë e lirisë. Kulmi i këtyre përpjekjeve është lufta e UÇK-së. Ta mohosh UÇK-në i bie ta mohosh provën kryesore të lirisë, sakrificën dhe vullnetin e brendshëm.

Presidentja dhe secili duhet ta dijë se UÇK-ja tashmë është histori dhe vlerë e paprekshme. Vjosa Osmani duhet ta dijë se roli i saj nuk lejon që smira e inatet e pushtetit t’ia shtrembërojnë vlerësimin për historinë”.