fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Protestë kundër gjuhës denigruese

Kjo gjuhë, e cila prodhon gjuhë të urrejtjes, është një ndër shkaktarët kryesorë të nënshtrimit të grave, dhunës dhe vrasjes së tyre.

Publikuar

Aktivistë të shoqërisë civile protestuan të hënën në Prishtinë kundër, siç thanë, gjuhës seksiste të profesorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Një ditë më herët, Kastrati bëri një postim në Facebook, duke përshkruar fizikun e një gruaje të shëndoshë, për të cilin tha se është satirë e shkrimtarit Faik Konica.

Shkrimi, që më pas u fshi, u konsiderua si ofendim ndaj presidentes së porsazgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse Kastrati tha se nuk ka pasur qëllim ofendimin e askujt, protestuesit kërkuan përjashtimin e tij nga Universiteti i Prishtinës.

“Kjo gjuhë, e cila prodhon gjuhë të urrejtjes, është një ndër shkaktarët kryesorë të nënshtrimit të grave, dhunës dhe vrasjes së tyre. E, kur kjo bëhet nga personat publikë, e aq më shumë personat universitarë, kjo gjë është e patolerueshme dhe duhet të dënohet”, tha aktivistja Liridona Sijarina.

Reagime kundër Kastratit ka pasur edhe në mediat sociale. Kuvendi i Kosovës votoi të dielën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, me mandat pesëvjeçar. Në seaancë nuk morën pjesë deputetët e partisë së Kastratit, e as ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listës Serbe. Osmani është gruaja e dytë që zgjidhet në krye të shtetit, pas Atifete Jahjagës.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021