fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Prokuroria nis hetimet në lidhje me skandalin ku burri i Meliza Haradinaj-Stublla korruptoi komisionerët për ta bërë gruan deputete

Publikuar

Prokuroria ka nis hetimet në lidhje me skandalin e manipulimit të votave në QNR, ku  një video-incizim i publikuar mbrëmë nga Gazeta Insajderi,  ka zbuluar bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, për përfshirjen e tij në një skandal të madh të manipulimit të votave.

Në video zbulohet se si Dardan Stublla ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

Në lidhje me këtë skandal të manipulimit të votave, ka folur prokurori Kujtim Munishi.

Ai ka treguar se tashmë janë ndërmarr hapat adekuat për nisjen e hetimeve ndaj këtij manipulimi, teksa duke mos e zgjatur shumë, ka thënë se shumë shpejt Prokuroria do të dalë më një njoftim të detajuar.

“Po kemi ndërmarr hapa, kemi filluar hetimet në lidhje me këtë rast. Shumë shpejt do të dalim me një njoftim të detajuar në lidhje me këtë”, i ka thënë Munishi Insajderit.

Nga ana tjetër KQZ ka thënë se kanë kontaktuar me Prokurorinë Prokurorinë e Shtetit dhe se janë të gatshëm për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021