Prokuroria përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditë sa ngritur 140 aktakuza si dhe janë arrestuar mbi 14 persona, për të cilën është vendosur masa e ndalimit për 48 orë.
“Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedyzet (140) aktakuza kundër njëqindepesëdhjetenëntë (159) personave, për vepra të ndryshme penale”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.
Po ashtu, sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./tg/