fbpx
Lidhu me Ne!

Kronikë e zezë

Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Fushë Kosovë, arrestohet motra e saj

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Publikuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 33-vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Për vrasjen e saj është arrestuar motra e viktimes. Prokuroria njofton se pas arrestimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

 “Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton prokuroria, transmeton Gazeta Express.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Ndryshe, duke u thirrur në burime të veta Gazeta Express raportoi se viktima grua 33-vjeç dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj. Gjithashtu burime të Express thanë se motrat kanë pasur probleme mendore.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021