Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit në një intervistë për Telegrafin ka thënë se sistemi prokurorial ka vetëm një rol në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Të mbrojë votën e qytetarëve”.
Sipas saj, kushdo që cenon votën e qytetarit do të arrestohet dhe ndalohet në ditën e zgjedhjeve.
“Sistemi Prokurorial në tërësi dhe Prokurori i Shtetit e ka të vetmin rol në këto zgjedhje dhe në ato paraprake, mbrojtjen e votës së lirë të qytetarit. Prokurori i Shtetit është gardian i mbrojtjes të votës së lirë të qytetarit dhe kisha apeluar tek të gjithë që mos ta cenojnë votën e qytetarit, qoftë vet votuesit apo në çfarëdo mënyre edhe zyrtarët përgjegjës, se do të ballafaqohen me forcën e ligjit dhe fatkeqësisht do të arrestohen dhe do të ndalohen në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Pula.