fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kryeprokurori me telegram ngushëllues për vdekjen e prokurorit Krasniqi

Publikuar

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, i ka shprehu ngushëllime familjes së prokurorit tashme të ndjerë Enver Krasniqi.

Krasniqi ka ndërruar jetë të mërkurën pas një sulmi në zemër.

Në telegramin e ngushëllimit, Isufaf thekson se vdekja dhe largimi i Krasniqit nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal, prokurorëve të  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të krejt stafit të kësaj prokurorie, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella Juve për humbjen e z. Enver Krasniqi dhe njëkohësisht edhe kolegëve, miqve dhe të afërmve të tij”, thuhet në telegramin ngushëllues.

“Prokurori Enver Krasniqi ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e njeriut të ndershëm, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit ku punojë, sistemit të drejtësisë dhe vendit të tij”, thuhet aty.