Kosovë
Prokurori i ri e cilëson vrasje të rëndë rastin e Agonis Tetajt
Tetaj ishte qëlluar me armë zjarri nga Shaban Gogaj, djali i shefit të kompanisë ku punonte.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Prokurori Isuf Sadiku e ka cilësuar rastin e Agonis Tetajt si vrasje e rëndë, në seancën e sotme gjyqësore. Këtë kërkesë, ai e ka arsyetuar me kërkesën urgjente për rihapje të shqyrtimit gjyqësor duke elaboruar edhe vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ndryshe, prokurori paraprak në këtë rast, Agron Uka e kishte ricilësuar vrasjen e Agonis Tetajt nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.
Tetaj ishte qëlluar me armë zjarri nga Shaban Gogaj, djali i shefit të kompanisë ku punonte. Pamje nga momenti i vrasjes ishin publikuar edhe nga familja e viktimës, e edhe avokati i të pandehurit, shkruan Express. Familja kishte thënë se vrasja ishte e qëllimshme, e avokati e kishte cilësuar aksidentale.
Më pas, Gjykata kishte vendosur që ta rihap gjykimin ndaj të akuzuarit Gogaj, nën arsyetimin se ky rast është i nevojshëm të plotësohet me prova të reja.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
