Lajme
Procesi i votimit – refuzohen 12 mijë e 566 fletëvotime të diasporës

Organizata jo qeveritare Germin, ka publikuar të martën pasdite të dhënat nga verifikimi i pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga të gjeturat e kësaj organizate del se 26 mijë e 069 pako janë hapur, në të cilat kanë rezultuar të jenë 43 mijë e 982 votues të verifikuar.
Sipas Germin, prej numrit total të votuesve të verifikuar, nga KQZ deri më tash janë aprovuar 31 mijë e 416 vota. Prej këtij numri të votave të verifikuara, janë refuzuar 12 mijë e 566 fletëvotime
Germin i ka përmend edhe arsyet që kanë quar në këtë numër të refuzimeve të votave nga jashtë. Sipas Germin, 5456 votues nuk kanë aplikuar në periudhën e aplikimit, 4051 janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 1634 kanë votuar në grup, ndërkohë që 930 votues kanë dërguar fletëvotimi 2 herë si dhe 495 votues kanë dërguar dokumente jo valide.
GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)./tg/
