fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

“Procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën nuk është i lehtë”

Secili vend në Ballkanin Perëndimor përcakton shpejtësinë e pranimit në BE dhe shtoi se kjo kërkon një përpjekje reforme në nivelin kombëtar, kryesisht në fushat kryesore si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Publikuar

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha të premten në Beograd se nuk është e nevojshme që dialogu Kosovë-Serbi të nis nga fillimi, por të vazhdoj aty ku ka mbetur, dhe për këtë pikërisht është koha tani. Mass tha se të qeveritë e dy vendeve duhet të angazhohen për zbatimin e gjithçkaje çka është rënë dakord deri më tani.

“Ne jemi të gatshëm jo vetëm për të marrë pjesë, por edhe për kontribuar në këtë proces. Dialogu tashmë ekziston dhe nuk ka nevojë të rinis nga fillimi. Sigurisht qeveritë e të dy vendeve duhet të përkushtohen dhe zbatojnë gjithçka që është rënë dakord deri tani”, tha Maas.

Krye diplomati gjerman, Heiko Maas ka thënë është i vetëdijshëm se procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën nuk është i lehtë. Ai beson se kjo gjithashtu kontribuon në zhvillimin e ekonomisë.

Në një konferencë për media  pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq Maas theksoi se Gjermania e përkrah këtë proces, Bashkimin Evropian si dhe ndërmjetësuesin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.

“Serbia dhe vendet në afërsi të saj kanë një potencial të tillë ekonomik dhe pasurinë e kulturës dhe këto janë burimet që duhet të përdoren për të mirën e njerëzve në rajon, por edhe BE,” tha Maas, raporton Kosovo Online.

Ai kujtoi se secili vend në Ballkanin Perëndimor përcakton shpejtësinë e pranimit dhe shtoi se kjo kërkon një përpjekje reforme në nivelin kombëtar, kryesisht në fushat kryesore si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021