Sport
Prishtina dhe Llapi barazojnë në “Fadil Vokrri” – Federata e Futbollit e Kosovës

5 nëntor, 2023 – Futbollisti amerikan Jalen Blesa ka shënuar dy gola në barazimin që skuadra e Prishtinës e ka arritur para tifozëve të vet kundër Llapit, me shifrat 2:2. Bardhekaltrit në fund ishin të kënaqur me një pikë, duke pasur parasysh se që nga minuta e 47-të luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Muhamed Useinit. Blesa e kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 28-të nga penalltia, pasi paraprakisht Leutrim Kryeziu u faullua brenda zonës. Llapjanët barazuan shifrat në minutën e 54-t, kur Muhamed Hyseni realizoi nga afërsia pas intervenimit jo të mirë të portierit Ardit Nika. Epërsinë numerike në fushë skuadra e Batatinës e shfrytëzoi sërish në minutën e 67-të kur realizoi sërish përmes Hysenit pas një aksioni të shkëlqyeshëm. Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua dhe në minutën e 77-të arriti të barazojë rezultatin përmes Blesas, pas asistimit të Amar Demollit. Pas këtij barazimi Prishtina zë pozitën e pestë, me 17 pikë, derisa Llapi mbetet i treti me 22 pikë.
