fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Presidentja takoi ish presidentët

Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sikur asnjëherë më parë nga presidentet tjerë, të martën ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga. E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit.

“I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re insotuvionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo.

Krahas kësaj, Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës. “Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.Ndërsa, ish presidenti Fatmir Sejdiu tha se zgjedhja e Osmanit presidente është zgjidhje e mirë.

E ish e para presidente grua në Kosovë, Atifete Jahjaga tha se Osmani do ta ketë në krah për avancimin e rolit të gruas. Përkrahje Osmanit i ofroi edhe ish presidenti tjetër, Behgjet Pacolli.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021