Lajme
Presidentja Osmani thirrje vendeve të rajonit respektojeni sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
Osmani u ka bërë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ka thënë se u ka bërë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm.
Osmani gjithashtu u ka bërë thirrje që ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë.
Osmani ka shkruar në Facebook se me ftesë të nikoqirit të sivjetëm, presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan, po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
“Në fjalimin tim para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi, kam folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit. Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara. Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Evropian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave”, ka shkruar presidenti turk.
Osmani ka shtuar se sot fillon Antalya Diplomatic Forum, ku së bashku me presidentë, kryeministra e ministra nga shumë vende të botës do të diskutojmë një sërë temash, nga sfidat e pandemisë e deri te sfidat e qeverisjes globale.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
