Lajme
Presidentja Osmani lirohet nga spitali
Më 3 nëntor Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka kaluar në intervenim kirurgjik për heqjen e tëmthit dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit.

Publikuar
3 muaj më parëmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila me 2 nëntor i është nënshtruar intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit) në një spital privat, tashmë është liruar nga spitali.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.
“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë Kupina.
Sipas Kupinës, presidentja Osmani, po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes.
Ndryshe, më 3 nëntor Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka kaluar në intervenim kirurgjik për heqjen e tëmthit dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.”, thuhej në njoftim
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
