fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Presidentja Osmani: Gratë dhe vajzat të mos e ndalin hapin kurrë

Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme.

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pasi u zgjodh në këtë pozitë, tha se sot është “ditë e Kosovës dhe demokracisë së saj”. Ajo tha se ky post e mvesh atë me përgjegjësi të madhe.

“Sot është dita kur vullneti juaj (i qytetarëve) i shprehur me 14 shkurt po jetësohet”, tha ajo.

“Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë, aty për çka punojnë me zell. Pa marrë parasysh nëse ëndërroni të bëheni presidente, juriste, ndërmarrëse, police, ushtare apo çdo profesion tjetër, që ua do zemra, mos e ndalni hapin tuaj kurrë, çdo gjë është e mundur e çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet dhe për këtë duhet të besojmë bashkë fort. Do t’ju mbështes me gjitha mundësitë që kam e me gjithë qenien time”, tha Osmani.
Ajo u bëri thirrje politikanëve në Kosovë që të ndërtojnë kulturën politike të bashkëpunimit dhe tolerancën.
“Nuk janë kohë të lehtë, sfidat janë të shumta veçanërisht ajo me pandeminë e cila kërkon që të bëhemi bashkë për ta luftuar”, tha Osmani.

Me 71 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin para deputetëve.

Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme.

Kosova, për herë të dytë zgjedh një grua në krye të shtetit. Këtë pozitë në vitet 2011-2016 e kishte mbajtur, Atifete Jahjaga.
Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook