fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Presidenti ukrainas shfaqet në llogoret e luftës

Zelensky, i veshur me një xhaketë dhe helmetë maskimi, vrapojë me sigurimin presidencial për të arritur në cakun, ku mëtanë tyre ishin pozicionuar forcat ruse.

Publikuar

I veshur “gjer në dhëmbë”, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky lëvizi vjedhurazi me trupat ushtarake nëpër llogoret dhe tunelet që formojnë vijat e tensionuara të frontit në lindje të vendit të tij.

Zelensky, i veshur me një xhaketë dhe helmetë maskimi, vrapojë me sigurimin presidencial për të arritur në cakun, ku mëtanë tyre ishin pozicionuar forcat ruse.

Kjo zonë afër Mariupolit është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar nga presidenti i një vendi, por kjo nuk e ndalon Zelenskyn, i cili i dha CNN-së qasje të paparë nga vijat e frontit.

“Nëse vizitoj një bazë ushtarake, djemtë në front do të dëgjojnë për këtë dhe do të mendojnë se i kam harruar”, tha Zelensky për CNN-ën.

Me trupat ruse që grumbulloheshin në anën e tyre të kufirit me Ukrainën, SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s deklaruan mbështetje politike dhe ushtarake për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Më shumë armë, më shumë para për të luftuar dhe, ç’është më e rëndësishmja, më shumë mbështetje për t’u bashkuar me NATO-n, aleancën ushtarake perëndimore ku një sulm ndaj një anëtari i bën të gjithë të përgjigjen, shpjegoi ai.

 “Nëse ata [SHBA] e shohin Ukrainën në NATO, ata duhet ta thonë atë drejtpërdrejt dhe ta bëjnë atë. Jo fjalë”, tha Zelensky.

Por shanset për këtë janë të pakta, mes shqetësimeve se lëvizja e Ukrainës më pranë anëtarësimit në NATO, do të provokojë Moskën, duke ndezur ndoshta një konflikt më të gjerë. Ndryshe, në vijën e frontit, Zelensky mbajti një minutë heshtje për të rënët.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021