Rajon
Presidenti kroat: Vuciq, është president i një shteti të dështuar
Ai ka vazhduar të jetë edhe më i ashpër me presidentin serb duke thënë se Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe se kjo është çështje e kryer.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq i është kundërpërgjigjur ashpër homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shtimin e trupave kroate në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Para mediave, Milanoviq tha sot se kjo çështje as që i ka interesuar dhe nuk e ka shqetësuar Vuçiqin, pasi që po të ishte ashtu, ai do të fliste.
Ai ka vazhduar të jetë edhe më i ashpër me presidentin serb duke thënë se Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe se kjo është çështje e kryer.
“Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një provokim për Serbinë. Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në disa luftëra. Kjo është një mënyrë për t’i mbajtur votuesit e tyre në tensionin e një lufte 30-vjeçare të papërfunduar”, ka thënë ai.
Madje ka shtuar se Vuçiq është presidenti i një shteti jo të suksesshëm dhe se ai nuk e di çfarë të bëj me të.
“Si President i Republikës unë kam kompetencat që duhet të jenë, dhe ai është zot i një shteti që nuk është i suksesshëm dhe nuk di se çfarë të bëjë me veten, nëse do të ishe në BE apo jo “, tha presidenti kroat.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
