Ekonomi
Presidenti Amerikan, Biden, ia ndan Kosovës, 200 mil. dollarë
Në dokumentin “Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për 2022”, të publikuar nga MCC, thuhet se Kosova përmes zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do të tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka konfirmuar se në kërkesën që i është adresuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden për buxhetin e vitit 2022, është edhe ndihma prej 200 milionë eurosh që janë paraparë të nevojshme për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.
Në dokumentin “Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për 2022”, të publikuar nga MCC, thuhet se Kosova përmes zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do të tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr.

“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.
Ata i kanë paraparë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor, shkruan Sinjali. Zbatimi i projekteve të MCC-së vjen si rezultat i marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka thënë se shpreson që do bashkëpunojë me qeverinë e re.
Megjithatë, skepticizmi drejt një bashkëpunimi mes dy palëve mund të shtohet pasi që kryeministri Albin Kurti pati thënë se s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, pati deklaruar ai.
