Kosovë
Preshevarët votojnë!
Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Preshevarët sot do t’i drejtohen kutive të votimit ku duhet të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal. Janë 41.600 votues të cilët do të zgjedhin një nga shtatë subjekte politike, që aspirojnë të jenë pjesëmarrës në ushtrimin e qeverisjes vendore në katër vitet e ardhshme.
Derisa janë 38 qendra votimi. Kurse, në garë janë gjashtë parti shqiptare dhe një listë serbe, koalicion ky i përbërë nga tetë parti serbe.
Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës.
Kurse, për të parin e komunës në garë është edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.
Përndryshe, kuvendi komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020, për arsye se nuk është mbajtur asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
