fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Prapaskena e merkatos së janarit, titullari i Juventusit refuzoi milionat arabe

Publikuar

Nga Italia zbulojnë një prapaskenë merkatoje që lidhet me kapitenin e Juventus, Danilo. Mbrojtësi ka marrë një ofertë tejet joshëse nga Arabia Saudite në merkaton e janarit, por vendosi ta refuzojë ndryshe nga shumë kolegë të tij.

Pavarësisht aspektit financiar braziliani kërkon të luajë ende në nivele të larta në Europë dhe synon që Botërorin e vitit 2026 ta mbërrijë duke përfaqësuar edhe Juventusin. Danilo ka një kontratë me Zonjën e Vjetër deri në qershor të vitit 2025, dhe beson se falë paraqitjeve në fushë mund të përfitojë nga drejtuesit italianë një kontratë të re.

Lexo edhe:

32-vjeçari që u transferua te Juventus nga Manchester City në vitin 2019, është përshtatur mjaft mirë me bardhezinjtë duke u shndërruar në një element kryesor për torinezët, madje aty i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

The post Prapaskena e merkatos së janarit, titullari i Juventusit refuzoi milionat arabe appeared first on SuperSport.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook