Lajme
Pozitive, që dialogu është prioritet i 4-të

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e sheh si lëvizje pozitive deklarimet e kandidatit për kryeministër Albin Kurtit se dialogu me Serbinë do të jetë në katër prioritet e para të Qeverisë së tij.
Szunyog tha se dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.
“Unë e kuptoj që ka një zhvillim pozitiv në ato deklarata nga të mos qenit aspak prioritet, në të qenurit prioritet numër gjashtë, tani është prioritet i katërt. Kështu që unë mendoj se po shohim shenja të mira, pasi dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin”, tha Szunyog për Ekonomia Online, transmeton Telegrafi.
Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj të vaksinës kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus. Por sipas Szunyog, kontingjenti i parë i dërgesave të vaksinave kundër Coronavirusit pritet të arrijnë në muajin mars.
“Ne jemi duke pritur shpërndarjen e parë të vaksinave, shpresoj në javët ose ditët e ardhshme. E përsëris, është shpresa ime por po në mars”, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Bashkimi Evropian është duke punuar që të krijohet një stabilitet institucional në Kosovë. Szunyog thotë se është duke zhvilluar takime me liderët e partive në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje në zgjedhjen e presidentit, pasi siç thotë ai BE-ja është e interesuar të punojë me një qeveri stabile dhe afatgjate.
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, Szunyog thotë se Bashkimi Evropian si institucion i ka kryer obligimet ndaj Kosovës, ndërsa tani është detyrë e institucioneve vendore të zhvillojnë takime me shtetet të cilat janë kundër këtij procesit, në mënyrë që t’i bind këto vende për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Tutje, ai tha se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, duke shtuar se Kosova duhet të ndjekë prioritetet e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian nëse aspiron të bashkohet në këtë institucion.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
