fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Portugali perfekte në kualifikuese, trajneri Martinez vendos një rekord të veçantë

Publikuar

Portugalia nuk njeh limite në këto kualifikuese, me skuadrën e Roberto Martinez që likuidoi Islandën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e fundit të Grupit J.

Bruno Frenandes realizoi golin e parë të takimit në minutën e 37-të dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Lexo edhe:

Në fraksionin e dytë, Horta dyfishoi rezultatin në minutën e 66-të, teksa Cristiano Ronaldo nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës në këtë përballje edhe pse luajti minutat e plota.

Portugalia e mbyll me pikët e plota këto kualifikuese, me 10 fitore dhe me një golavarazh mbresëlënës, 36 gola të shënuar, sulmi më i mirë dhe vetëm 2 gola të pësuar.

Një formë fantastike, por edhe historike për Martinez sepse spanjolli bëhet trajneri i parë që fiton 10 ndeshjet e para në historinë e Portugalisë.

Në krahun tjetër, Islanda mbyll kualifikueset e EURO2024 në vendin e katërt me 10-të pikë, ndërsa kjo ishte humbja e gjashtë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook