Lajme
“Politico” publikon listën e mysafirëve të Samitit për Demokraci: Biden s’e fton Kosovën
Ndihmësit e Biden janë ende duke formësuar agjendën dhe puna e tyre është është konfidenciale. Lista e qeverive të ftuara nuk është bërë publike, por mediumi amerikan “The Politico” ka siguruar një listë të vendeve që do të ftohen.

Publikuar
1 vit më parëmë

Edhe pak javë kanë mbetur nga Samiti për Demokraci i përfolur shumë nga presidenti amerikan Joe Biden.
Më 9-10 dhjetor, Biden do të jetë nikoqir i një samiti virtual për udhëheqësit e qeverive, shoqërisë civile dhe sketorit privat, i cili do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia dhe do të ofrojë një platformë ku udhëheqësit angazhohen, individualisht ose kolektivisht, për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut, njofton Klan Kosova.
Ndihmësit e Biden janë ende duke formësuar agjendën dhe puna e tyre është është konfidenciale. Lista e qeverive të ftuara nuk është bërë publike, por mediumi amerikan “The Politico” ka siguruar një listë të vendeve që do të ftohen.
Në këtë listë jozyrtare, Kosova nuk është ndër qeveritë e ftuara të Biden. Nga vendet e rajonit s’u ftuan as Serbia dhe Bosnje e Hercegovina derisa Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë pjesë e listës.
Siç shkruan ky medium, zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë paraqitur një listë të zotimeve të mundshme që vendet e tjera mund të bëjnë, të tilla si rritja e fondeve për programet e edukimit mediatik ose vendosja e kontrolleve të eksportit për disa teknologji me përdorim të dyfishtë.
Në përgjithësi, shumëllojshmëria e ideve nënvizon pikëpamjen e Biden se forcimi i demokracive të botës në një kohë të rritjes së autoritarizmit kërkon mjete përtej retorikës së thjeshtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Megjithatë, këto zotime mund të mos jenë të detyrueshme ndërkombëtarisht për t’u zbatuar.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
