fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Policia thotë se procesi i votimit ka shkuar i qetë

Publikuar

Policia e Kosovës e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidenti zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë.  Përmes një komunikate për medie, Policia ka thënë së ka realizuar me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Plani policor ka paraparë inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar tri (3) raste që ndërlidhen me zgjedhjet, por të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Prej tyre një (1) rast është evidentuar në Lipjan si “Pengim i procesit të votimit”, ku është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Ndërsa dy (2) rastet tjera, një në Prizren dhe një në Fushë Kosovë, janë evidentuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”, ku me vendim të prokurorëve të dy rastet janë dërguar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka trajtuar ç’do informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe raste tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor. /Tipografi/