fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Policia thërret konference për të treguar se i ka arrestuar disa persona

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar disa persona që dyshohen  për përfshirje në krim të organizuar. Policia ka thënë se arrestimi i tyre u bë i mundur pas një aksioni të suksesshëm që është organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.  Për këtë operacion dhe për të dhënë më shumë detaje rreth tij, Policia ka thirrur konference për medie që do të mbahet 15:30. “Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. Policia ka thënë së në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor.