Policia në teren për të monitoruar zbatimin e masave anti Covid 19
Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës, përmes patrullave policore po vazhdon angazhimin e saj në realizim të detyrave dhe aktiviteteve policore, që kanë për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave AntiCovid.
Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik!
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, me synimin për të zvogëluar numrin e të prekurve nga Covid 19, ka ashpërsuar masat. Ndër masat e ndërmarra, përveç tjerave, është edhe ora policore nga ora 22:00 deri në ora 5:00 në mëngjes.