Kosovë
Policia në aksion kundër trafikimit me armë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion për parandalimin e trafikimit me armë në disa komuna të Kosovës. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale”, tha Kelani.
Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, sipas policisë po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente. Pas përfundimit të operacionit, thuhet se do të jepen informacione shtesë. Policia e Kosovës të mërkurën (24 mars) ka kryer një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar.
Prokurorja speciale, Habibe Salihu, ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 persona, derisa tre persona të tjerë ishin arrestuar në muajin tetor të vitit 2020.
Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar, falsifikim të dokumenteve dhe trafikim të njerëzve./tg/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
