fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Policia me detaje shtese, rreth sulmit kibernetikë në MF

Publikuar

Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje shtesë rreth sulmit kibernetikë në Ministrinë e Financave, përkatësisht Sistemin Informative të Tatimit në Pronë.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se me ditë më parë sipas mirëmbajtëseve të IT-së së institucionit, dyshohet se ka pasur tentim/hyrje në sistemin kompjuterik.

Policia thekson se mirëmbajtësit e IT-së  kanë arrit që  ta ndalojnë në vazhdim hyrjen në sistemin kompjuterik dhe lidhur me këtë janë duke u kryer hetime nga njësitë kompetente.

Ndërkohë, Ministria e Financave e ka konfirmuar një sulm të tillë, por ka siguruar qytetarët se nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.  “Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente”, thuhet në njoftim. /tg/