Kosovë
Policia: Mbyllja dhe hapja nga pandemia, një prej shkaktarëve të rritjes se aksidenteve
studimet që janë bërë kanë treguar se periudha pas mbylljes totale kanë tregu se ka rritje të aksidenteve edhe në vendet e tjera. Si Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Një nga faktorët është periudha pas mbylljes…

Publikuar
2 vjet më parëmë

Pas aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku u shua një familje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është paraqitur në një konferencë për media. Ai ka treguar shkaqet e numrit të madh të aksidenteve, teksa thekson se periudha pas mbylljes (masave më të ashpra kundër koronavirusit), ka ndikuar në rritjen e aksidenteve të trafikut, jo vetëm në vendin tonë por edhe në shtete të tjera.
Ai fillimisht u ka shprehur ngushëllime familjeve që i kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidente trafiku. Ndërsa ka theksuar se në një analizë të bërë janë identifikuar edhe shkaqet e aksidenteve.
“Në Kosovë për disa vite me radhë po përballemi me fluks të madh të aksidenteve të trafikut, studimet që janë bërë kanë treguar se periudha pas mbylljes totale kanë tregu se ka rritje të aksidenteve edhe në vendet e tjera. Si Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Një nga faktorët është periudha pas mbylljes….Njerëzit të cilët në momente të caktuara shfaqin dhunë kanë prirje që të vozisin edhe në mënyrë më agresive. Kjo vozite ka ndiku që të kemi edhe rritje të numrit të aksidenteve”, tha Drejtori i Policisë, transmeton Gazeta Express.
“Policia e Kosovës është me dy operacione aktive, njëri operacion ka të bëjë me kontrollin e motoçikletave dhe skuterëve, gjatë dy javëve të fundit janë konfiskuar mbi 120 skutera, kryesisht në Prishtinë….”Siguria në Komunikacionin Rrugor 2021” është në të gjithë Kosovë, në këtë operacion janë të kyçura të gjitha njësitet e trafikut. Kemi të kyçura edhe automjete civile dhe policë me rroba civile, që monitorojnë hyrjen në dritë të kuqë ose tejkalimi në vijë të plotë. Kemi filluar edhe monitorimin përmes dronëve”, tha ai tutje.
“Policia i ka shkru mbi 170 mijë gjoba brenda këtij viti….Te vendosja e pikëve negative i kemi mbi 6 mijë raste….Policia ka qenë mjaftë aktive në trajtimin e rasteve”, shtoi ai.
Ai foli edhe për mundësinë e shqiptimit të gjobave pa e ndalu personin, “mundësite dixhitale me u bë pa u ndalu fare personi”.
Sepse po shkaktojnë telashe në komunikacion si “ si tejkalimi i shpejtësisë, mospërshtatja e shpejtësisë me ambientin, tejkalimet në vijë të plotë etj”, tha ai.
Gjatë muajve janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur jetën 42 persona.
Ndërkohë, si pasojë e një aksidenti në fundjavë u shua një familje nga Shtimja.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
