fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Policia konfiskon snajpera, antitanke dhe makina të blinduara

Arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake.

Publikuar

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Kompleks” në Tiranë ku goditën 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

Policia njofton se në pranga ranë 5 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë. Gjatë operacionit “Kompleks” janë ndaluar Paris Prenga, Bledar Deda Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa, si dhe janë shpallur në kërkim Sokol Gjura dhe Akil Kulla.

Paris Prenga, Bledar Deda Flor Abazi së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë pjesë e atentatit me eksploziv ndaj Artion Bylyku kunat i Domart Konjarit, në tetor të 2019.

Ndërkohë janë sekuestruar arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake.

Po kështu janë sekuestruar edhe 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara. Për arsye hetimore, policia nuk bën me dije të dhëna të tjera, pasi operacioni vijon për zbardhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat dyshohet se janë të përfshirë këta shtetas dhe shtetas të tjerë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021