fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Studenicë të Istogut

Publikuar

Ilustrim

Në natën e mbrëmshme në fshatin Studenicë të Istogut, është gjetur pa shenja jete tek varrezat e këtij fshatin një person.

IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për Gazmend Zeqiraj i cili vjen nga po ky fshat.

Ndërsa lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me 28 .02 gjatë natës së mbrëmshme në  polici është raportuar për një rast në fshatin Studenicë, një person i shtrirë. Me të marrë informacionet policia ka dal në vendin e ngjarjes, një person i shtrirë, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekip mjekësor, viktima është marrë nga Instituti Mjeko ligjor, për obduksion. Ndërsa rastin po cilësohet si hetim i vdekjes”, tha Rugova.

 

Detaje të tjera ende nuk dihen

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021