Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka konfirmuar sulmin që ka ndodhur të martën në Podujeve, ku ankuesi pretendon që është sulmuar nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.
“Rr.19 Qershori, Podujevë 09.02.2021-09:35. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë, nga i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Ramadan Zymeri, ka raportuar dje së në prani të nënës se tij të moshuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, është sulmuar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, me pretekstin se pse ai nuk gjendet në punë, gjatë orarit të punës. .