Lajme
Policia jep detajet e operacionit anti-kontrabandë: Tetë të arrestuar – ndër ta shqiptarë e serbë
Policia thotë se si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre pesë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe një i nacionalitetit serb.

Publikuar
1 vit më parëmë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për operacioni policor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave.
Në njoftimin e Policisë thuhet se përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë veriore grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
“Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion, qytetarëve në atë zonë dhe krijimit të mundësisë së lëvizjes e qarkullimit të lirë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Policia thotë se si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre pesë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe një i nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.
Policia ka njoftuar se “deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë persona:
R. K. (1957) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës
A. K. (1979) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Prishtinës
M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu
I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu
A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu
M. Dz.(1958) mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri
I. H. (1975) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri
M. L. (1978) mashkull kosovar/serb nga rajoni i Mitrovicës Veri”.
Gjithashtu bëhet e ditur se në operacionin e sotëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.
“Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
