Lajme
Policia, gjënë të miturën që ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren

Publikuar
2 vjet më parëmë

Policia e Prizrenit ka njoftuar së në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Malit të Zi kanë arritur të gjejnë të miturën, e cila para 10 ditësh nga familjaret e saj ishte paraqitur si e zhdukur
Policia ka thënë se pas një punë të përbashkët ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë së Malit të Zi, personi i humbur nga data 22 janar 2021, është gjetur dhe kthyer në shtëpi. Viktima e mitur i cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai ), si “ Person i zhdukur “qe nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00 nga vendkalimi kufitar “ Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi.
Në njoftimin e policisë thuhet se e njëjta, nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim.
Policia ka theksuar se viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës. Policia sakteson se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
