fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Policia e konfiskon veturën e deputetit Bajqinovci

Publikuar

Policia e Kosovës ka raportuar se ka konfiskuar veturën e deputetit të LVV, Mefail Bajqinovci për ekzaminim të mëtutjeshëm, pas djegës që ka pësuar të hënë pasdite.

Policia ka njoftuar se të hënë pasdite në rrethana të pa njohur në zjarr janë përfshirë dy vetura, të cilat ishin të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar.

Ndryshe deputeti Bajqinovci ka reaguar për rastin duke thënë ka marr lëndime të lehta në duar.

“Mirë. Pak gishtat më janë djegur dhe pak rrobat por në përgjithësi me shëndet mirë. Unë isha duke shkuar deri në një vend dhe sapo e ndeza veturën, nuk e di a janë 100 metra sepse ka qenë në kamera e gjitha ajo pjesë ku është djegur vetura dhe kam parë tym brenda dhe jam kthyer pak prapa. Duke u kthyer prapa ka filluar flaka nga këmbët. E kam ndal veturën në një parking në mes të rrugës, sepse e pashë që filloj të digjet vetura dhe kam dalë”, ka thënë Bajqinovci, raporton Klan Kosova.

“Kam tentuar që më një pallto timen ta ndali flakën por ka qenë e pamundur sepse flaka vinte nga këmbët. E kam hapur pjesën e haubës dhe kam tentuar ta heq akumulatorin por edhe aty e mori flaka dhe e pashë që nuk është e mundshme të bëj asgjë”.

“Pastaj së bashku me një djalë unë i kam thirrur policinë dhe ai i ka thirrur zjarrfikëset. Ngjarja është zhvilluar shumë shpejt diku për rreth 6-7 minuta vetura është djegur vetura. Sa isha duke u kthyer prapa, e lashë veturën midis rrugës i hapa dyert dhe dola, sepse e pashë që vetura po digjet”.

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet shtoi se gati sa nuk u dogj edhe ai brenda veturës.

“Këtë veturë e ndezi pak më rrallë, një herë në javë. Kështu shkoj me të diku pak më larg. Por, sot nuk e kisha mundësinë të shkoj askund sepse gati u djega në të”.

Ai theksoi se nuk mundet të paragjykojë se a ka qenë ndonjë defekt teknik apo dikush ka vendosur diçka brenda veturës që të digjet.

“Nuk mund të paragjykojë sepse janë organet e hetuesisë që po merren me rastin. Por, rrethi ku ka qëndruar vetura por edhe perimetri prej 50-60 metrash komplet ka qenë në kamera. Nuk mund të them nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka në të që të djeget. Por, unë gati u djega. Këtë di ta them”, tha më tej Bajqinovci./tg/