Policia e Kosovës i ka ashpërsuar veprimet ndaj qytetarëve që nuk po i respektojnë masat anti Covid – 19, të vendosura nga institucionet e Kosovës.
Policia përmes raportit 24 orësh a njoftuar se ka gjobitur 1006 persona për shkelje të masave anti covid dhe për shkelje të ligjit Covid 19.
Qeveria e Kosovës, ka shtrënguar se fundmi masat anti-Covid 19,duke mbyllur gastronominë dhe duke vendosur orën policore.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.