fbpx
Lidhu me Ne!

Kronikë e zezë

Policia arreston në flagrancë dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar

Publikuar

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar në flagrancë, dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin pjesë (katalizatorin) nga një veturë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar:

• M. N,   mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra)

• F. N,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,(i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra , kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje).

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e tretë;

M. V,  mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati.

Hetuesit policor kanë filluar proceduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të veprave të natyrës së njëjtë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021