Kosovë
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandë me armë dhe mallra
Gjatë kontrollit të ushtruar nga zyrtarë policore dhe ata doganor tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar: dy (2) qese najloni me nga 10 doza të dyshuara si substancë narkotike e llojit kokainë. Rasti procedohet tek Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, përfshirë krimet trans-kufitare ka iniciuar disa raste penale: ‘kontrabanda me mallra’, ‘import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’ dhe ‘posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’
“Patrullat policore të kufirit, më 20.04.2021 rreth orës 21:30 gjatë vëzhgimit të kufirit me dylbi nate kanë vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Republikës se Kosovës (në drejtim të fshatit Dremjak). Patrullat policore kanë arritur t’i ndalojnë dy (2) kuaj, të ngarkuar me mallra”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Kuajt ishin të ngarkuar me njëqind (100) kuti duhan të përpunuar (i grirë) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) thasë me duhan të përpunuar (i grirë). Sasia e duhanit të konfiskuar në këtë rast është 260 kg, sasi kjo e cila është dorëzuar në Terminalin Doganor Hani i Elezit”, thotë ndër të tjera njoftimi i Policisë.
Ndërkohë Policia ka njoftuar se pas realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, më 21.04.2021 rreth orës 06:10 ka filluare zbatimi i urdhëresës për urdhër kontrolle të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të të dyshuarit B.H. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar), i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale: ‘import export, shitje te armëve dhe municionit’
Gjate realizimit te urdhëresës se Kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar prova materiale.
Ndërsa sipas Policisë, rreth orës 03:00, gjatë kalimit të kufirit nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, një automjet të cilin e drejtonte: D.G. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga zyrtarë policore dhe ata doganor tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar: dy (2) qese najloni me nga 10 doza të dyshuara si substancë narkotike e llojit kokainë. Rasti procedohet tek Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
