Zgjedhjet 2021
Plani i LDK-së për arsim: Teknologji e avancuar në shkolla, aktivitete shkencore në universitete

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka shpalosur pikëpamjet e tij për arsimin në rast se e merr sërish drejtimin e ekzekutivit.
Ai në një tubim parazgjedhor ka thënë se ka plane konkrete për secilin nivel të arsimit dhe u zotua për një sërë investimesh në këtë dikaster të rëndësishëm për vendin.
Fillimisht, ai ka thënë se objektet e shkollave do të jenë të shpërndara në mënyrë optimale në gjithë Kosovën, varësisht prej banorëve.
“Do të ndërtojmë një infrastrukturë moderne nëpër shkolla. Nga shtatori i pajisim të gjitha shkollat me kabinete, salla të ndryshme, me biblioteka të rregullta dhe salla ku zhvillohen sportet. Do të kemi një kurrikulë moderne dhe një rishikim të rregullt të asaj”.
Hoti ka thënë se ka në synim që në edukimin parashkollor të ketë sa më shumë pjesëmarrës – meqë në këtë nivel edhe determinohet e ardhmja e nxënësve.
“Do ketë riaftësim të mësimdhënësve që askush të mos të jetë tepricë. Në çdo shkollë të jetë një person që e kryen detyrën e psikologut, sociologut dhe një koordinator të cilësisë. Një këshilltar për t’i orientuar në karrierë nxënësit në arsimin e mesëm dhe të ulët”.
Hoti iu ka premtuar nxënësve edhe një teknologji të avancuar që u mundëson atyre të praktikojnë shkencat ekzakte dhe ato sociale.
“Mësim dual në arsimin e mesëm profesional në mënyrë që nxënësit të kalojnë 40 për qind të kohës në ekonomi apo biznes, varësisht prej profilit që më pas të jetë i aftë për punë”.
Kryeministri në detyrë ka thënë se idenë për digjitalizim të shkollave do ta nisë nga shtatori në shtatë shkolla të rajoneve të ndryshme.
Po ashtu, Hoti tha se komunitetet nuk do të mbesin anash planeve të tij. Ai premtoi arsim në gjuhën e tyre duke thënë se do të sigurohet që askush të mos mbetet prapa në zënien e dijes, pavarësisht dallimeve etnike.
Ndërkaq, për arsimin e lartë, Hoti premton se do ta bëjë atraktiv edhe për studentët e rajonit me idenë e tij për profilizimin e universiteteve regjionale varësisht prej specifikave të regjionit.
“Do të ndërtojmë kritere të qarta për financim të universiteteve dhe do t’i ndihmojmë ato për përmirësimin e rangimit. Krahas zhvillimit të arsimit të lartë do të mbështesim edhe aktivitetin shkencor. Mësimdhënia në arsimin e lartë është ngushtë me aktivitetet shkencore dhe do t’i krijojmë kapacitet e nevojshme”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
