Lajme
“Plani slloven” – Reagon Presidenca e Kosovës
Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj

Publikuar
2 vjet më parëmë

Pas raportimeve të shumta, kryesisht në mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi ku flitej se kryeministri slloven Janez Jansha ka paraqitur një “plan për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës.
Ky plan i publikuar në mediat boshnjake fliste për riorganizimin territorial që prek Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe shtetet tjera të rajonit.
Në një deklaratë për Telegrafin, këshilltari për media Bekim Kupina ka thënë se nuk i komentojnë artikujt e mediave.
“Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë (fake news), ndaj ekzistenca e tij është mohuar nga autoritetet sllovene”.
Kupina ka thënë se një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe pas bisedave që kanë pasur me Brukselin.
“Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, tha Kupina.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
