fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Plagosje me armë në rrugën B

Publikuar

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë. Në lokacionin e njohur si ‘Rruga B’ të kryeqytetit dy persona kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur policia. Edhe pse pas disa thirrjeve të zyrtarëve policor drejtuar të dyshuarve që të ndaleshin, ata nuk janë bindur. Madje njëri nga ta, armën ia ka drejtuar edhe policisë.

Policia me këtë rast ka ndërhyrë duke e plagos në këmbë njërin nga personat që po përleshej.

Mesohet se nga shkrepja e një plumbi nga personat që po përlesheshin ka pësuar një kalimtare e rastit.

Në vendin e ngjarjes për momentin ndodhen edhe zyrtarë të tjerë të policisë si dhe ekipet e autoambulancës.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021