fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Plagosja në tregun e Mitrovicën – Pajtohen familja Abdullahu dhe ajo Asllani

Në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë para dy jave kishte të shtëna me armë zjarri, ku i lënduar ka mbetur një person i familjes nga Suhodolli.

Publikuar

Janë pajtuar familja Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familja Asllani nga Vinarci, të shtunën. Ceremonia e pajtimit të dy familjeve është bërë në xhamin e fshatit Suhodoll, gjë të cilën e bëri të ditur Hoxhë Fatmi Latifaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot me datën 01.05.21. ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës”, ka shkruar Latifaj.

Në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë para dy jave kishte të shtëna me armë zjarri, ku i lënduar ka mbetur një person i familjes nga Suhodolli.