Lajme
Pjestari i Policisë së Kosovës dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Një pjestar i Policisë së Kosovës me iniciale R.H., dyshohet se ka kryer vetëvrasje të dielen para stacionit policor në Ranillug. Akti dyshohet se është kryer me armen zyrtare.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë. Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale,njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Hashani.
