fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Pioli: Ibra i mirëpritur, Pulisic-Chukwueze gati për PSG-në. Merkato? Do vijë një mbrojtës

Publikuar

Milani pret Udinesen në “San Siro” të shtunën në mbrëmje (20:45), përballje që vjen live për gjithë tifozët kuqezi në SuperSport 2.

Skuadra e Stefano Piolit nuk fiton prej tri ndeshjesh, duke përfshirë edhe duelin e Championsit ndaj PSG-së.

Trajneri preku disa tema në konferencën për shtypin, duke u ndalur edhe te merkato. Me Milanin që ka nevojë për një qendërmbrojtës.

Nesër do të luajmë me formacionin më të mirë. Do të futemi në fushë me objektivin për të fituar ndeshjen, ka rëndësi shumë të madhe të rikthehemi te fitorja.

Lexo edhe:

Loftus-Cheek është mirë dhe do të luajë. Pulisic nuk do të jetë nesër, por do të jetë i gatshëm për PSG-në. Njësoj si Chukwueze. Sa i përket Kjaer, unë mendoj se ai ka mundësi të mira të grumbullohet të martën.

Për një gjë jam absolutisht i sigurt: nuk kam pasur kurrë, as në vitin e titullit, një grup kaq kompakt, koheziv, të etur dhe të disponueshëm. Unë u thashë djemve: duhet të përfitojmë nga ky fat.

Sigurisht që do të kritikohemi, është normale edhe për mua të kritikohem për faktin që nuk fitojmë prej tri ndeshjesh. Duhet të punojmë për t’u përmirësuar, sepse nuk kemi fituar asnjë nga tri duelet direkte.

Merkato e janarit? Kemi humbur dy lojtarë në mbrojtje. Po bisedoj me drejtuesit, mendoj se në janar mund të mbërrijë një mbrojtës”, shprehet Pioli, i cili u ndal edhe tek individët.

Romero është një zgjidhje për Udinesen, por të shohim. Prisja që të ishte më vendimtar ndaj Napolit, por ai po stërvitet shumë mirë dhe mund të luajë nesër.

Reijnders nuk është në rënie, jam i kënaqur me performancat e tij. Sa i përket Theos, unë di të them se nëse do të ishim në gjendje të jepnim secilit prej nesh nga 1% më shumë, atëherë mund të arrijmë vërtet një nivel shumë të lartë.

Giroud është top, si futbollist dhe si person. Kam stërvitur sulmues të mëdhenj si Ibrahimovic, Klose dhe Gilardino. Giroud është një sulmues i nivelit të lartë”.

Në fund një koment për Zlatan Ibrahimovic, i cili mund të rikthehet te Milani si bashkëpunëtor i Piolit, një lloj ndërmjetësi midis trajnerit dhe skuadrës.

E dini sa respekt kam për të, nuk do të kishte probleme për mua nëse rikthehet Zlatan. Unë jam një trajner me fat: klubi më vendos gjithmonë në kushtet ideale për të bërë punën time”, përfundoi 58-vjeçari emilian.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook