fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Pfizer, detyron Ramen të ndryshoj mendje rreth dergimit të vaksinave në Kosovë

Publikuar

Në Shqipëri kanë arritur 1,170 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 nga kontrata që vendi ka nënshkruar me kompaninë “Pfizer”.

Duke e quajtur “vetëm një shtyrje në kohë” ardhjen e vaksinave të cilat ishte parashikuar të vinin një javë më parë dhe me një numër më të madh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se pritet që gjatë muajit shkurt kompania t’i ketë dorëzuar Shqipërisë 41 mijë doza.

“Sot Pfizer lëvron dozat e para, 1,170 doza. Brenda muajit, do të vijnë dozat e angazhuara, që janë 41 mijë doza për periudhën janar-shkurt”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama nënvizoi se qeveria shqiptare është pranë finalizimit të kontratës me kompaninë tjetër “AstraZeneca”. Ndërkohë, ai shtoi se Qeveria e Shqipërisë nuk do të mund të dërgojë doza në Kosovë, siç ishte premtuar.

“Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç kanë bërë nga njëra ana që ne të mbetemi strikt për origjinën e vendin nga ku filluam fushatën e vaksinimit e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash.

Por, ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojnë vaksinimin për një numër mjekësh dhe infermierësh nga spitali COVID-19 i Prishtinës siç e kemi premtuar. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të komunikojë me homologun kosovar dhe jemi të gatshëm për 50 bluza të bardha për të dyja dozat”, tha Rama.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021