Shëndeti
Pesë të vdekur dhe 97 raste me COVID-19
Që prej 13 marsit, 2020 deri më 9 maj, 2021, në Kosovë janë regjistruar 106,442 raste pozitive me koronavirus.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se pesë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur. Në 24 orët e fundit, sipas këtij instituti, janë regjistruar edhe 97 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Rastet e reja dalin pas testimit të 2,112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Nga kjo shifër del se 4.5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19.
IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 291 persona.
Që prej 13 marsit, 2020 deri më 9 maj, 2021, në Kosovë janë regjistruar 106,442 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 2,208 pacientë kanë vdekur dhe 97,675 janë shëruar. Raste aktive janë 6,559.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
