Lajme
Pesë gjërat që duhet t’i dini për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kosova dhe Serbia nisën një proces të dialogut më 8 mars 2011. Në këtë periudhë dhjetëvjeçare u zhvilluan dhjetëra takime dhe u nënshkruan shumë marrëveshje, por ky proces ende nuk prodhoi një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
10 vite me parë Kosova dhe Serbia nisen dialogun teknik në Bruksel
- Më 8 mars u mbajt takimi i parë. Ky proces kishte qellim lehtësimin e jetës së qytetarëve
- Në tetor të vitit 2012 u shndërrua në dialog politik. Marrëveshja me e rëndësishme u arrit në më 19 prill 2013. Atë e nënshkruan Hashim Thaci dhe Ivica Daqiq. Marrëveshja 15 pikeshe synonte normalizimin e marrëdhënieve
- Deri me tani janë arritur 23 marrëveshje. Në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa nënshkroi disa marrëveshje me palën serbe. Më e diskutueshmja, e që ende nuk po gjen zbatim, është ajo e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në nëntor të vitit 2018 u ndërpre dialogu pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qid për produktet nga Serbia. Dialogu u ndërpre rreth 20 muaj, për të rinisur në muajin korrik të vitit 2020
- Dialogu ndërroj qasje gjatë vitit 2020. Ish ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, negocioi dy marrëveshje. Atë për hekurudhën dhe autostradën Kosovë-Serbi. Administrata e ish presidentit, Donald Trump rrit rolin e saj në këtë proces. Më 4 shtator 202, në Uashington u arrit marrëveshja për normalizimin ekonomik. U premtuan shumë investime.
- Por, dialogu Kosovë-Serbi ende nuk ka marrë fund. Të dyja palët pritet që të shkojnë në Bruksel në një raund të ri bisedimesh me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme/rel/tg/
TEMAT TË NDËRLIDHURA

Vazhdo më shumë
Radio Tipografi

Lajme2 muaj më parë
Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Lajme2 muaj më parë
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Lajme2 muaj më parë
Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Lajme2 muaj më parë
Kurti: Ditë historike për Kosovën

Lajme2 muaj më parë
Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

Lajme2 muaj më parë
(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Lajme2 muaj më parë
Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Kosovë2 vjet më parë
Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Tipografi2 vjet më parë
Ushtria e Kosovës

Tipografi2 vjet më parë
Vrellë, Istog

Tipografi2 vjet më parë
Prishtina e vjetër

Tipografi2 vjet më parë
Bjeshka e Rugovës

Tipografi2 vjet më parë
Bjeshkët e Istogut

Tipografi2 vjet më parë
Pranvera në Prishtinë
Hapësir reklamuese