fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

“Person Non Grata”, “Fundrrinë”: Shfrenohet rrjeti në sulme brutale ndaj ambasadorit të Amerikës

Një qytetar ka kërkuar që ambasadori amerikan të shpallet “Persona Non Grata”. Një tjetër e ka quajtur “Fundrrinë”. Të tjerë komentues kanë përdorur gjuhë edhe më të papërshtatshme për të cilën nuk duam të raportojmë.

Publikuar

Deklaratat e Ambasadorit Philip Kosnett që i shkonin kundër atyre të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit, kanë irrituar simpatizantët e këtij të fundit deri në atë masë sa të fyejnë në mënyrë të papranueshme të parin.

Komente nga më të ndryshmet dhe më të papranueshmet janë parë në rrjetet sociale ndaj z. Kosnett.

Ambasadori në intervistën e fundit ka folur për një varg çështjesh, përfshirë edhe Asociacionin – e për të cilin kërkoi që të formohej duke thënë që “historia nuk fillon me të”.

Po ashtu, Kosnett paralajmëroi Kosovën se Quinti mund të mos e shpëtonte më pas krizave me të cilat përballet – siç ka ndodhur deri tash, përcjell Periskopi.

Një gjë e tillë ka shkaktuar irritim të madh.

Një qytetar ka kërkuar që ambasadori amerikan të shpallet “Persona Non Grata”. Një tjetër e ka quajtur “Fundrrinë”. Të tjerë komentues kanë përdorur gjuhë edhe më të papërshtatshme për të cilën nuk duam të raportojmë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021